Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, konkretisht te “Qershiat e Llapashticës”, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se ekipi i njësisë së trafikut është duke u marrë me rastin./Llapi.info