Ka nisur sot vaksinimi anti-covid edh në shkollë e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur kjo shkollë në një postim në rrjetin social Facebook, ndërkohë që ky aktivitet do të vijoj edhe gjatë ditës së nesërme.
“Sot në shkollën tonë ka filluar vaksinimi i nxënësve kundër virusit COVID-19. Ky aktivitet është duke u realizuar në bashkëpunim me qendrën e vaksinimit në Podujevë. Nxënësit kanë pasur mundësi të vaksinohen vetëm nëse kanë paraqitur deklaratën të nënshkruar nga prindi. Aktiviteti do të vazhdojë edhe nesër me vaksinimin e nxënësve të tjerë”, thuhet në njoftim.
Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, aktualisht në Podujevë janë aktivë me COVID-19 edhe 9 qytetarë. Në këtë komunë janë administruar rreth 76 mijë vaksina./Llapi.info






