Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në një shtëpi kanë hyrë persona të panjohur dhe kanë vjedhur një pistoletë me gaz pa leje dhe para të gatshme.
Ndaj personit që ka raportuar në Polici këtë vjedhje është hapur rast për “armëmbajtje pa leje”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info






