Lokale - eSIMy

Për gati 12 orë, disa pjesë të Podujevës janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.

Këto reduktime i ka paralajmëruar edhe KEDS-i, ndërkohë që të njëjtat kanë nisur që nga ora 10:00 e mëngjesit.

Në një pjesë të qytetit  dhe në disa fshatra rryma është lëshuar rreth orës 18:00. Mirëpo, në shumë prej tyre ka pasur probleme edhe furnizimi me internet.

Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka deklaruar se ndërprerja ka qenë e planifikuar.

“Ne e kemi dërguar në media paraprakisht dhe i kemi informuar edhe përmes ëebfaqes tonë”, ka thënë ai.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, qytetarët nuk kanë mundur të marrin shërbime as nga administrata komunale e Podujevës./Llapi.info