Lokale - eSIMy

Luka Jovic hyri si rezervist dhe shënoi gol dhe bëri asist në fitoren 0:2 të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën. Ky ishte goli i parë në ligë i Jovicit që nga shkurti i vitit 2020 ndaj Osasunas.

Real Madridi bëri dy ndryshime nga ekipi që mposhti Athletic Bilbaon 1:0 në mesjavë. Dani Carvajal dhe Rodrygo u rikthyen në formacionin bazë, shkruan Gazeta Express.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi tani gjendet 10 pikë para Atletico Madridit dhe kanë nja avantazh prej 16 pikësh ndaj Barcelonës.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Real Madridit në La Liga, duke treguar formë të jashtëzakonshme.

Humbja e fundit në ligë daton prej 3 tetorit ndaj Espanyolit 2:1. Nëse vazhdon këtë formë, “Los Blancos” mund ta sigurojnë shumë herët titullin në Spanjë.