Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, i cili ka qenë edhe bartës i listës të LDK-së në zgjedhjet lokale, ka munguar sot në seancën inauguruese të Kuvendit, raporton Llapi.info.
Hyseni ka munguar në këtë seancë për të dhënë betimin e tij si këshilltar komunal.
Ende nuk dihet nëse Hyseni do të qëndroj si këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, apo do ta lirojë vendin.
Në këtë seancë, sipas anëtarëve të Komisionit për verifikimin e mandateve, ka munguar edhe ish-kandidatja për Kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, e cila ka qenë edhe bartëse e listës zgjedhore nga kjo parti./Llapi.info






