Një person është arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një çantën e të dyshuarit është gjetur substanca, e cila dyshohet se është kokainë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në një çantë të cilën ai e kishte në posedim janë gjetur dhe konfiskuar 571 gr me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Siç ka njoftuar PK, Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info






