Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kreu i LDK-së, Lumir Andixhiku e ka për detyrë që të bëjë unifikimin e degës së partisë në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Ai ka thënë se është kontribuues i madh në degën e LDK-së në Podujevë, ndërkohë që ka shtuar se nëse nuk do të ketë unifikim, sipas tij, do të ketë akoma më shumë përçarje brenda kësaj partie në Llap.
“Agim Veliu është kontribuues më shumë se 30 vjeçare dhe jam themelues i degës me katër njerëz, të cilat nuk janë gjallë, vetëm unë jam gjallë. Kam bagazh të madh në Podujevë, i kam fituar disa palë zgjedhje. Ekrem Hyseni punën e parë për LDK-në e ka bërë si deputet në vitin 2019, unë e kam kandiduar. Ka qenë në pushime në Shqipëri, e kam thirr në telefon edhe i kam thënë se e kam ndërmend me të kandidu për deputet. Ai ka thënë po, ti përpara unë prapa teje gjithë jetën”, është shprehur Veliu në Dukagjin.
“Hysenin e kam përkrahur edhe në procese tjera dhe e din ai mirë këtë. Vëllain e tij e kam pasur drejtor. Nuk ka pasur arsye me kundërshtu unë atë, por këtu luajnë rol pazaret që janë bërë. Hyseni vetëm ka fituar nga LDK-ja. Ka menduar që është rritur mjaft për t’u pavarësuar. Ai është përdorur nga Abdixhiku”, ka thënë Veliu./Llapi.info






