Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër dhe pasnsër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në tetë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/04 kV Letanc 3 (kodi 14000006036) prej orës 07:30  deri ne ora 08:30.

TS 10/04 kV Letanc 1 te shkolla (kodi 14000006034) prej orës 07:30  deri ne ora 08:30

TS 10/04 kV Letanc 2 priv. (kodi 14000006035) prej orës 07:30  deri ne ora 08:30

TS 10/04 kV Letanc çeshmja ZPRR 2016 (kodi 14000006267) prej orës 07:30  deri ne ora 08:30. Vendet: Letanc“, janë zonat që do të përballen me reduktime të rrymës gjatë ditës së nesërme.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehen TS-et: TS 10/04 kV TS Sibovc Hekurudha (kodi: 14000010020) prej ores 08:00 deri në ora 16:00.

TS 10/04 kV TS Sibovc I epërm (kodi: 14000010224) prej ores 08:00 deri në ora 16:00. TS 10/04 kV TS Sibovc Zeka (kodi: 14000010022) prej ores 08:00 deri në ora 16:00. TS 10/04 kV TS Sibovc llapi (kodi: 14000010021) prej ores 08:00 deri në ora 16:00.

Vendet:  Sibovc hekurudha, Sibovc i Epërm, Sibovc Zeka, Sibovc Llapi

Arsyeja: Shtrirja e kabllove te tensionit te ulet

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej ores 11:00 deri në ora 14:00

Vendet:  Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët .

Arsyeja: Ngritja e shtyllave nen tension

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej ores 11:00 deri në ora 14:00

Vendet:  Fshatrat: Sibofc,Lluzhan,Penuhë, Lupç i Epërm,Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave nen tension”, janë zonat që sipas KEDS-it do të përballen me reduktime pasnesër./Llapi.info