Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka falënderuar aktivistët e kësaj partie në kontributin në zgjedhje, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se janë bashkë në rrugëtimin për të cilin janë nisur.
“Faleminderit nga zemra veprimtarëve, strukturave dhe aktivistëve tanë të cilët punuan e u angazhuan sinqertë në procesin zgjedhor të cilin sapo përfunduam. Ju them se do të jemi bashkë në rrugëtimin që kemi nisur dhe unë do jem krah secilit prej jush në angazhimet që po na presin.
Jemi të fortë,
Jemi unik,
Jemi LDK-ja”, ka shkruar Hyseni.
Hyseni ka pësuar humbje në zgjedhjet e 14 nëntorit, duke u mposhtur kështu nga kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi./Llapi.info






