Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në Podujevë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton Llapi.info.

“Podujevë, 29.11.2021 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së pronës, ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info