Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të parë të kësaj komune, Sylejman Gashi, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, duke u shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, Bulliqi ka thënë se ka pasur fatin që të punojë në vitin 2000 me Gashin.

“Paska ndërruar jetë Sylejman Gashi, kryetari i parë i pasluftës në Podujevë. Sylejmani ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, ishte angazhuar në periudhat e rezistencës aktive, duke qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu ka punuar për kohë të gjatë edhe në organizimin dhe mëvetësimin e mësimit shqip nëpër shtëpi-shkolla gjatë viteve të 90-ta. Unë kisha fatin e mirë që në vitin 2000 të punojë për disa muaj me Sylejmanin. Atë do ta mbaj në mend përherë si njeri bujar e shumë fisnik. Familjes së të ndjerit dhe mbarë shoqërisë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Bulliqi.

Ish-kryetari i parë pasluftës i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi, ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare./Llapi.info

Vdes kryetari i parë i pasluftës i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi