Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin pavarësisë së Shqipërisë, njofton Llapi.info.

Bulliqi ka thënë se përpjekja kombëtare për liri dhe pavarësi u kurorëzua pjesërisht para 109 vitesh me pavarësimin e Shqipërisë.

“Të dashur bashkëkombas,

Përpjekja jonë kombëtare për liri e pavarësi u kurorëzua pjesërisht para 109 vitesh me pavarësimin e Shqipërisë.

Sot shqiptarët përkundër se të ndarë në shtete, gjenden në pozita shumë më të favorshme, por misioni ynë duhet të vazhdojë përditë deri në realizimin e aspiratave kombëtare.

Në ditë feste si kjo, obligohemi më tepër duke përkujtuar sakrificat shekullore të popullit tonë për liri e pavarësi e për ecjen përpara, që duhet ta bëjmë.

Nga zemra ua uroj festën kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë gjithë popullit shqiptar”, thuhet në urimin e Bulliqit./Llapi.info