Në ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, sot në sheshin “Ali Ajeti” është bërë hapja e fushatës për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Në hapjen e fushatës mori pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përfaqësues nga Njësiti për të drejtat e njeriut, përfaqësues nga Stacioni i Policisë në Podujevë dhe pjesëmarrës nga institucione tjera.
Kryetari Bulliqi tha se “ I bashkohem kësaj fushate me gjithë angazhimin dhe planifikimin e veprimeve me institucionet relevante dhe do të mbështes secilën iniciativë që ka për qëllim edukimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e krijimit të familjeve të shëndosha në të cilat mbizotëron paqja, siguria dhe kultivohet respekti dhe dashuria ndaj gruas” tha kryetari Bulliqi.
Ai tha se do të angazhohemi bashkarisht t’i bëjmë realitet përpjekjet tona të përbashkëta për krijmin e një ambienti të sigurtë për mbrojtjen, zhvillimin dhe avancimin e gruas.
Në kuadër të kësaj fushate, për 16 ditë do të mbahen një sërë aktivitetesh në shkolla, me forume të grave dhe organizata joqeveritare të cilat kanë për qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik rreth kësaj çështjeje./Llapi.info






