Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnsër (24 nëntor) do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në tetë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Sibovc Hekurudha (Kodi: 14000010020)nga ora 08:00 deri 16:00

NS 10/0.4kV TS Sibovc Llapi (Kodi: 14000010021)nga ora 08:00 deri 16:00

NS 10/0.4kV TS Sibovc Zeka (Kodi: 14000010022)nga ora 08:00 deri 16:00

NS 10/0.4kV TS Sibovc i Epërm (Kodi: 14000010224)nga ora 08:00 deri 16:00

Vendet: Sibovc. Arsyeja: : shtrirja e kabllove te tensionit te ulet”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Nga NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Podujeva 5 (kodi: 14000005 ) nga ora 09:00 deri 10:30.

Vendet: Qyteti një pjesë, Polonica, Lagjja Hoxheviq, Ballovci.

Arsyeja: Për kryerjen e puneve shtese “Ndrrimi i konzolles “VNK” me konzollen “E” ne shtyllen me nr.2”, sipas PEE”, thuhet tutje./Llapi.info