Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
“Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka shtuar Ahmeti.
Siç mëson Llapi.info, si pasojë e këtij aksidenti ka pasur kolona të gjatë në këtë rrugë nacionale./Llapi.info







