Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit një rast i ri me COVID-19 është regjistruar në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, ky rast i fundit ka çuar në shtatë numrin e rasteve aktive me virusin korona në Podujevë.

Ndërkohë, për gati një muaj në Podujevë nuk ka pasur raste të reja dhe raste aktive. Tek tani, në javët e fundit, janë konfirmuar shtatë raste pozitive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Podujevë janë regjistruar 74 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 7.163 pacientë.

Duhet theksuar se është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-covid në Podujevë, teksa numri i vaksinave të administruara është rreth 80 mijë./Llapi.info