Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta për Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në QNR nga Komuna e Podujevës kanë shkuar 700 vota. Prej tyre, 415 vota i ka marrë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, ndërkohë që Ekrem Hyseni i LDK-së 285 vota.
Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje e fitoi mandatin e dytë për ta udhëhequr Podujevën.
Bulliqi fitoi me 20 mijë e 282 vota ose 51.84 përqind kundrejt kundërkandidatit të tij në garën për këtë komunë, Ekrem Hyseni nga LDK, i cili mori 18 mijë e 845 vota ose 48.16 përqind./Llapi.info







