Lokale - eSIMy

Pas rinumërimit të votave për asamble komunale, lista e LDK-së në Podujevë ka pësuar ndryshime, raporton Llapi.info.

Këto rezultate janë certifikuar sot, ndërkohë që në listat e publikuara shihet se ajo ka pësuar ndryshime.

Dy kandidatë për këshilltarë të LDK-së në këtë komunë, Fatmir Gashi dhe Qëndresë Haliti nuk do të ushtrojnë mandatin, pasi në vend të tyre, pas rinumërimit, është vërtetuar se kanë fituar mandatin Ekrem Rrahmani dhe Tringë Sfishta.

Ndryshime ka pasur edhe në parti tjera në Podujevë, por vetëm nga numri i votave dhe jo për kandidatë./Llapi.info

Më poshtë emrat e rinj të asamblesë nga LDK-ja:

1 EKREM HYSENI
25 VALON DEMOLLI
32 DEMOKRAT HODOLLI
36 ARNISA SYLEJMANI
3 ARJETA ABAZI
33 EDONA SHABANI
8 ADNAN ZYMERI
11 ARJANT TOPANICA
6 DONJETE SHEQIRI
17 ILIR KOPRANI
14 QENDRIM SOFTOLLI
19 NAIM CUNAKU
20 EKREM RRAHMANI
18 TRINGA SFISHTA