Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet e së dielës ndaj kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, shkruan Llapi.info.
Në rezultatet preliminare të KQZ-së, del se Vetëvendosje është votuar më shumë në Kërpimeh, Shtedim e Dumosh, ndërkohë që në Lluzhan LDK ka dy vota më shumë se VV.
Në fshatin Kërpimeh Vetëvendosje ka 428 vota, ndërkohë që LDK 406 vota.
Në fshatin Shtedim Vetëvendosje ka 445 vota, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës 406.
Në fshatin Lluzhan LDK ka 622 vota, ndërkaq Vetëvendosje 620.
Ndërsa në fshatin Dumosh Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin ka 287 vota, ndërkohë që Ekrem Hyseni i LDK-së 260 sosh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota.






