Lokale - eSIMy

Rreth një mijë banorë të fshatit Bajçinë të Komunës së Podujevës kanë votuar dje në shkollën “Emin Duraku”, shkruan Llapi.info.

Në këtë anë është zhvilluar një betejë e “ashpër” mes LDK-së dhe VV-së, saqë fituese ka dalë një parti për vetëm një votë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, del se LDK-ja ka fituar 437 vota, një më shumë se Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë 436 vota.

Ajo që duhet theksuar është se në rundin e parë fitore më bindëse pati shënuar LDK-ja në Bajçinë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje./Llapi.info