Lokale - eSIMy

Në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës, në zgjedhjet e djeshme, kanë votuar 1 mijë e 158 banorë, shkruan Llapi.info.

Edhe në këtë rund, Lidhja Demokratike e Kosovës në fshatin e lindjes së ish-kryetarit të kësaj partie, tani deputet, Agim Veliu, ka fituar bindshëm kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LDK ka marrë 665 vota, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje 493 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota.

Llapi.info do t’iu mbaj të informuar për ecurinë e votave në të gjitha vendvotimet në Podujevë./Llapi.info