Lokale - eSIMy

Nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi, ka thyer një rekord në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në balotazhin e mbajtur dje, VV ka arritur t’i marrë 20 mijë e 282 vota, ndërkohë që kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni, mori 18 mijë e 845 sosh.

Por,  Lëvizja Vetëvendosje dje ka arritur të marrë më shumë vota se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga zgjedhjet lokale të vitit 2007 në Podujevë.

Deri më tani, që nga viti 2007, LDK-ja kishte rekordin e partisë më të votuar ndonjëherë në Podujevë. Ishte viti 2013, kur LDK-ja së bashku me Agim Veliun kishin marrë 20 mijë e 27 vota, rezultat ky i cili i thye dje nga Bulliqi i VV-së duke mblodheur 20 mijë e 282 vota.

LDK-ja, dje, ka shënuar humbjen e tretë radhazi në Podujevë. Që  nga paslufta kjo parti ka udhëhequr me Podujevën me Ilaz Pirevën, Agim Kikën dhe Agim Veliun. Ky i fundit kishte fituar zgjedhjet disa herë radhazi, derisa në vitin 2019 dha dorëheqje për t’u emëruar ministër i Punëve të Brendshme.

Ishte viti 2020 kur LDK-ja shënoi humbjen e parë në Podujevë në “kalanë e pamposhtur”. Lëvizja Vetëvendosje mposhti LDK-në për herë të parë. Shpejtim Bulliqi arriti t’i marrë 18 mijë e 286 vota, kurse kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari 12 mijë e 627 sosh.

Humbjen e dytë LDK-ja e pësoi në zgjedhjet nacionale të vitit 2021, ku VV mori mbi 60 për qind të votave. Humbjen e tretë radhazi LDK-ja e mori dje në balotazh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota./Llapi.info

Zgjedhjet e vitit 2007
Zgjedhjet e vitit 2009
Zgjedhjet e vitit 2013

Zgjedhjet e vitit 2020

 

Zgjedhjet e djeshme