Lokale - eSIMy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, shkruan Llapi.info.

Materiali për këto zgjedhje ka arritur edhe në Komunën e Podujevës. Nën përcjellje të Policisë së Kosovës, materiali ka arritur edhe në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë “Isa Boletini”.

Të drejtë vote në Podujevë kanë 83 mijë e 562 qytetarë, ndërkohë që në këtë Komunë janë 45 qendra të votimit me 111 vendvotime.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahet nesër në 21 komuna të vendit./Llapi.info