Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën me një koktej me aktivistët dhe vullnetarët e kësaj partie.
Në përmbyllje të kësaj fushate ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në koktejin e përmbylljes së fushatës zgjedhore. I ndezëm 144 balona ndriçues për numrin e fitores e për ditët e bardha që e presin komunën tonë. Ju faleminderit përzemërsisht! 144”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.