Lokale - eSIMy

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë mbështetjen e plotë të Qeverisë, e cila për udhëheqës ka Albin Kurtin.

Me këtë rast, ministra të kabinetit qeveritar kanë konfirmuar këtë mbështetje për realizimin e projekteve në arsim e shëndetësi.

“Shpejtim Bulliqi e dëshmoj se çka mund të bëjmë për 10 muaj në Podujevë. Por, çka mund të nisim për 144 ditët?”, ishte pyetje e kryeministrit Kurti, të cilës iu përgjigjen ministret.

“Brenda 144 ditëve do të fillojmë ndërtimin e Spitalit të Podujevës”, është shprehur ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

“Për 144 ditë do të fillojmë për ndërtimin e çerdheve të reja bashkë me Bulliqin në Podujevë”, është shprehur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.