Lokale - eSIMy
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kontrabanduar 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3,000 kg dhe 20 shishe/nargjile.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi.

“Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Zhegër (Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Lindje), sot më 12.11.2021, rreth orës 11:50, gjatë patrullimit në realizim të planit operativ, ka ndaluar një automjet (furgon) nën dyshimin e kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në konsultim me prokurorin përkatëse, rasti është iniciuar “kontrabandë me mallra”. Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura

të mëtutjeshme doganore. Rastin është duke u hetuar nga ana e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje.