Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një aksident që ndodhi rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sekiraçë, raporton tutje Llapi.info.

Në  këtë aksident janë përfshirë pesë automjete, tri prej tyre kanë qenë të parkuar dhe dy të tjera në lëvizje. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e sotëm, tre prej tyre të lënduarve janë në gjendje stabile dhe të njëjtit janë liruar, ndërkohë që njëri po vazhdon të marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që edhe për këtë të fundit nuk raportohet për lëndime serioze.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të pesë automjeteve me targa vendore, dy në lëvizje tri të parkuara. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull kosovar  dhe tre viktima meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Tretmanin mjekësor në QKUK e vazhdon vetëm i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa tre të lënduarit e tjerë janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info