Një aksident i rëndë ka ndodhur mbreme në komunën e Prishtinës, saktësishit në lagjen “Kodra e Trimave”.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete, ku si pasojë u lënduan tetë persona.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tetë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftim.