Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Vigan Salihu, kanë nënshkruar vendimin që të ndihmohen fermerët llapjanë, të cilët pësuan nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyre, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në Facebook.

“Sot kam nënshkruar vendimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi. Në bazë të buxhetit komunal që kemi në dispozicion, përkatësisht shuma prej 76 mijë e 350 euro do t’i kompensojmë 188 fermerët që kanë pësuar nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore. Gjatë javës së ardhshme do të ekzekutohen pagesat në llogaritë bankare të fermerëve”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info