Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën Podujevë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Sekiraçë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident  janë përfshirë katër automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës,  Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti, më tutje, ka bërë të ditur se ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: