Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Këtë e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sibovc), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info