Në kuadër të projekteve për subvencionime në bujqësi nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës ka filluar shpërndarja dhe monitmi i serrave te fermerët përfitues, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Për të parë nga afër këtë proces, drejtori i Bujqësisë Vigan Salihu, vizitoi disa nga fermerët ku janë duke u montuar serrat.
Drejtori Salihu tha “se do të vazhdojmë të mbështesim fermerët llapjanë përmes subvecnioneve të ndryshme, duke ju lehësuar kushtet për punë fermerëve, duke e rritur numrin e të punësuarve dhe duke kontribuar në mbulimin e tregut me prodhime vendore”.
Drejtori Salihu uroi të gjithë përfituesit duke u premtuar përkrahje të vazhdushme./Llapi.info






