Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agron Ramadani”, derisa substanca narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Droga e konfiskuar është e peshës 4.8 gram.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin e saj 24-orësh.

Duhet theksuar se drogë është konfiskuar ditë më parë edhe në rrugën “Met Podjeva”./Llapi.info