Disa persona janë arrestuar në fshatin Dyz të Podujevës, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje, raporton Llapi.info.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj përleshjeje ka pasur edhe kanosje, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet.
“Fsh. Dyz, Podujevë 01.11.2021 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Fsh. Dyz, Podujevë 01.11.2021 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit, kanë shkuar tek shtëpia e viktimës dhe e kanë kanosur në lidhje me një mosmarrëveshje të cilën të dyshuarit e kishin pasur me dy djemtë e viktimës të cilët janë në mbajtje. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






