Një armë pa leje është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Nazim Gafurri” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Policia në raportin e saj ditor, derisa rasti është evidentuar në rrjetin social “Tik Tok”.
“Rr. Nazim Gafurri, Podujevë 02.11.2021-22:20. Pa disa video-incizimeve në rrjetet sociale Tik Tok, është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






