Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është kryer me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
“Fsh. Gllamnik, Podujevë 02.11.2021-13:55. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






