Lokale - eSIMy

Bashkim Syla është sërish kandidati më i votuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Syla, i cili do të jetë edhe për një mandat si këshilltar komunal nga PDK, ka arritur t’i marrë 371 vota. Syla ka qenë më i votuari nga PDK edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Edhe Endritë Murati dhe Hilmi Hoxha do të jenë këshilltarë komunalë nga PDK-ja.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Podujevë ka pësuar rënie sa i përket votave për Kuvendin Komunal. Kjo fundit do të përfaqësohet vetëm nga katër asamblistë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2017, ku kjo parti pati fituar plot shtatë vende në Kuvendin e Podujevës.

Përveç PDK-së, LDK në Kuvend do t’i ketë 14 ulëse, VV 13, AAK 3 dhe Balli Kombëtar vetëm një./Llapi.info