Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë katër këshilltarë komunalë në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Përkundër rezultatit të dobët për kryetar, PDK-ja ka arritur të marrë vota më shumë për Kuvend.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Floretë Zejnullahu ka 3.960 vota, e cila ka qenë bartëse e listës, ndërkohë që e njëjta do ta lirojë edhe vendin. Përveç saj, Bashkim Syla, Hilmi Hoxha dhe Endritë Murati kanë marrë votat mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Podujevës.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 14 këshilltarë komunalë, një më shumë se Lëvizja Vetëvendosje./Llapi.info
Zyrtare: Këta janë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë






