Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë, do t’i ketë tre këshilltarë komunalë në Kuvendin Komunal, raporton Llapi.info.
Mrika Thaçi ka siguruar automatikisht ulësen në Kuvend, pasi ka qenë bartëse e listës, ndërkohë që ulëse kanë zënë edhe Burim Hasani dhe Arbnor Fazliu.
Në legjislaturën e re, LDK-ja do t’i ketë 14 këshilltarë komunalë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 13. PDK-ja do t’i ketë katër asamblistë, ndërkohë që Balli Kombëtar vetëm një këshilltar./Llapi.info
Zyrtare: Këta janë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë






