Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 14:00 do të bëj certifikimin e rezultateve për kryetarë të komunave në raundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.
KQZ po ashtu do të shpall rezultatet edhe për Kuvendet Komunale.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 3 nëntor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021”.
Më 14 tetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për 21 komunat që kanë shkuar në balotazh.






