Lokale - eSIMy

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit të Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani për rinumërim të plotë të votave, raporton Llapi.info.

Ankesa është hedhur poshtë nga PZAP-ja me arsyetimin se pretendimet e Nismës në Podujevë janë të pabazuara në fakte dhe prova.

“Më datë  29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet. Parashtruesi i ankesës shton se Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU./Llapi.info