Lokale - eSIMy

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të hënë kanë testuar shkathtësitë teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Këtë e bëri të ditur vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku edhe u uroi edhe suksese tjera ushtarëve, njofton Klankosova.tv.

“Ngritja e kapaciteteve ajrore të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale. Pilotët e FSK-së vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi”.

“Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri.Mirënjohje dhe vlerësim për mbështetjen nga Akademia Turke e Aviacionit Tokësor.Forca djema!Vazhdojmë me sukseset e reja!”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.