Lokale - eSIMy

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Podujevë” respektivisht në fshatin Vranidoll. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq gjashtë persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, është shprehur ai.

Duhet theksuar se po në këtë magjistrale ka ndodhur edhe një tjetër aksident, ku janë përfshirë disa vetura në fshatin Trudë./Llapi.info

 

Tjetër aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë