Lokale - eSIMy

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë disa vetura.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e këtij aksidenti./Llapi.info

Më poshtë pamjet: