Një person është arrestuar, e më pas është liruar, pasi i njëjti në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që janë konfiskuar edhe dy aparate të këtyre lojërave.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë 29.10.2021 – 14:00. Raportohet se gjatë ekzekutimit të urdhëresës së gjykatës në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar, janë hasur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore, dy aparate të lojërave të fatit si dhe 10 € para të gatshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






