Është shpallur rezultati përfundimtar i raundit të parë të zgjedhjeve edhe për Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Nga këto rezultate, prin Ekrem Hyseni me 16.925 vota apo 44.20 për qind. Hyseni ka 18 vota më shumë se kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi i cili ka marrë 16.907 vota.
Në vendin e tretë është radhitur Floretë Zejnullahu me 2.471 vota. Besnik Tahiri ka mbledhur 1.531 vota. Gazmend Islami i Ballit Kombëtar 251 vota dhe Xhemajl Hasani i Nismës 205 sosh.
Në balotazh do të garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i VV-së. Zgjedhjet e raundit të dytë pritet të mbahen më 14 nëntor./Llapi.info







