Lokale - eSIMy

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se këtë vit do të ketë rritje të çmimit të enerjgisë elektrike në Kosovë.

Kjo pasi në seancën e bordit të ZRRE-së, është vendosur që tarifat të mbesin të njëjta sikur vitin e kaluar.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”.

Qytetarët e Kosovës krahas shqetësimeve për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës, po ashtu e kanë shprehur shqetësimin e tyre për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.