Në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të votave ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara për komunën e Fushë Kosovës.
Përfundimisht Fushë Kosova shkon në balotazh.
Burim Berisha i LDK ka marrë 103 vota.
Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 71 vota.
Rrahim Tërnava ka marrë 53 vota.

Pa votat e diasporës Berishës i nevojiteshin vetëm pak vota, derisa pas procesimit të votave të diasporës Berishës, i nevojiten mbi 60 vota për fitore në raundin e parë.






