Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Gazeta Online “Reporteri.net ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për komunat me shumicë serbe.
Në komunën e Novobërdës më së shumti vota ka marrë nga diaspora Bajrush Ymeri i LDK-së, gjithsej 70 vota, Abdyl Gashi i VV-së 5 vota, kurse asnjë votë nuk e kanë marrë Selatin Nuhiu i PDK-së dhe Sasha Miloseviq i Listës Serbe.
Kandidati i Listës Serbe, Sasha Miloseviq ka fituar qysh në raundin e parë me 64.09% të votave.
Ndërsa në komunën e Shtërpcës më së shumti vota nga diaspora ka marrë Fikrih Hasani nga BPSH gjithsej 11, kurse Besim Islami i VV-së 2 vota, kurse Dalibor Jevtiq i Listës Serbe dhe Slavisa Vasiljevic nuk kanë marrë asnjë votë.
Fitues i zgjedhjeve që në raundin e parë në këtë komunë ka dalë Jevtiq i Listës Serbe me 59.36%.
Në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq ka marrë 1 votë nga diaspora kurse Milan Radojevic i Listës Serbe nuk ka marrë asnjë votë. Ky i fundit ka fituar zgjedhjet për kryetar të kësaj komune qysh në raundin e parë me 91.33% të votave.
Në komunën e Kllokotit vetëm kandidati i Sasha Mirkoviq ka marrë 4 vota nga diaspora, kurse dy kandidatët tjerë Vladan Bogdanoviq i Listës Serbe dhe Strahinja Spasic nuk kanë marrë asnjë votë.
Kurse kandidatët për kryetar të Zubin Potokut, Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe, Qerkin Veseli nga LDK dhe Slavisa Bisevaq nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora.






